18:11 / E Martë, 29 Shtator 2020 / C E

Rrahje në futbollin e Kosovës, futbollistët dhe trajneri bëhen për spital

Një skandal që ka përfunduar me rrahje ka ndodhur në Ligën e Tretë të Futbollit në ndeshjen në mes të KF MATI-Elite FC ka ndodhur një rrahje ku kryetari i KF Mati ka rrahur futbollistët e Elite FC.

Këtë e ka bërë të ditur klubi Elite FC me anë të një komunikate në Facebook.

Sipas kësaj komunikate rrahja ka ardhur pasi golit të Elite FC në minutën e 30-të kur ata kishin kaluar në avantazh.

Pas kësaj lojtari me nr 7, sipas komunikatës, kishte urdhëruar disa persona në tribunë ku janë rrahur babë e birë derisa për spital është bërë edhe trajneri i Elite FC.

Elite FC thotë se të lënduarit e tyre kanë qëndruar në spital deri natën vonë, deri në ora 23:00.

Më poshtë komunikata e klubit: