11:46 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rrahje në mes të nxënësve në Graqanicë

​Tre të dyshuar meshkuj nga komuniteti serb, pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktima të komunitetit rom në Graqanicë.

Sipas Policisë, të dyshuarit dhe viktimat janë nxënës të njëjtës shkollë.
“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Dy të dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje dhe tjetri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tretë është në kërkim policor”, thuhet në njoftim.