12:13 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rrahje në Obiliq për një gyp të kanalizimit, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Obiliq.

Kjo pasi që pas një mosmarrëveshje për vendosjen e një grypi të kanalizimit, të dyshuarit janë konfrontuar fizikisht në mes veti.

Ndërkohë, në përleshje është përfshirë edhe i dyshuari i tretë (vëllai i njërit prej të dyshuarve).

Me vendim të prokurorit kujdestar dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/