11:25 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Rrahje në Prishtinë, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar, pasi dje rreth orës 11:00 të njëjtit janë përleshur fizikisht.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete fizikisht, në Prishtinë, në rrugën “1 Tetori”.

Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/