10:30 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Sulmuan punëtorët e KEDS, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë janë arrestuar tre të dyshuar/shqiptarë, pasi kanë sulmuar në vendin e punës dy punëtorë të KEDS-it.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi kanë sulmuar në vendin e tyre të punës dy viktima punëtor të KEDS-it, meshkuj K/Shqiptarë. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit të dyshuarit janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh dërguar mediave.

Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim i pasurisë.