21:35 / E Martë, 18 Korrik 2023 / MSH

Rrahje në shesh të Podujevës

Një rrahje ka ndodhur më herët në qendër të qytetit të Podujevës.

Indeksonline raporton se Policia ka intervenuar në këtë rast, duke arrestuar dy persona.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet ndërhyrja e Policisë në neutralizimin e personave të përfshirë në rrahje.

Dyshohet se deri te përleshja fizike ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje për fëmijë.

Të dyshuarit janë dërguar në stacion policor për intervistim.

Indeksonline ju sjell pamje.