09:00 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019

Rrahje, në Vushtrri, përdoren thika dhe mjete të forta!

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në qendër të Vushtrrisë.

Indeksonline ka siguruar pamjet e kësaj rrahjeje.

Të përfshirë në përleshje janë disa të dyshuar, të cilët përdorën mjete të forta.

Madje, njëri prej tyre, siç shihet në video, nxjerr edhe thikën dhe tenton t’i sulmojë disa persona.