11:59 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

Rrahman Rama ushtarëve të Kosovës: Jam shumë krenar që jam komandanti juaj

Gjeneralllejtënant Rrahman Rama në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, ka uruar ushtarët e tij në këtë ditë të veçantë, raporton IndeksOnline.

Ai ka thënë se për të është nder dhe privilegj që t’u drejtohet në një moment të tillë të rëndësishëm.

“Sot është një ditë historike për Kosovë, sot Kosova po bëhet përkrahëse e paqes në botë, krahas forcave të tjera të botës. Kjo forcë përveç e gatshme të mbrojë paqen në vendin e vet po bëhet kontribuuese edhe për paqen në botë. Jam shumë krenar që jam komandat juaji”, tha Rama.

Ai theksoi se kontribut të veçantë në këto arritje përveç ushtarëve, të cilët me vetmohim kanë punuar në vazhdimësi, kontribut të veçantë kanë edhe shtetet mike që ndihmuan rrugëtimin dhe profesionalizmin e forcës sonë.

“Kjo arritje përveç me vetëmohim, është edhe kontribut i veçantë i shteteve mike, i gardës së Iowa-s, duam të falënderojmë të gjithë për kontributin dhe mbështetjen, duke i siguruar se do të jemi gjithmonë përkrah jush. Të dashur pjesëtarë të FSK-së duhet të jeni krenarë, sepse me këtë mision jetësoni një synim të shumë gjeneratave”, nënvizoi Rama.