22:46 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rrahmani debuton me barazim, fiton Lazio, barazon Roma

Tashmë janë zhvilluar nëntë nga dhjetë ndeshjet e planifikuara të Serie A.

Roma ka barazuar me rezultat 3-3 kundër Genoas në hapje të këtij sezoni të ri.

Golat për skuadrën nga kryeqyteti italian i shënuan Under Cengiz (6′), Edin Dzeko (30′) dhe Aleksander Kolarov (49′).

Ndërsa për Genoan realizuan Piamonti (16′), Criscito (43′), Kouame (70′), shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen tjetër, Lazio fitoi si mysafir i Sampdorias me rezultat 0-3.

Golat për “shqiponjat” i shënuan dy Immobile (37′ dhe 62′) dhe një Correa (56′).

Në Serie A me barazim ka debutuar edhe ylli i Kosovës, Amir Rrahmani.

Skuadra e tij, Verona barazoi me rezultat 1-1 edhe pse për 80 minuta luajtën me një lojtar më pak.

Golin Bologna e shënoi nga penalltia ndërsa Rrahmani bëri paraqitje shumë të mirë.

Lazio, Napoli, Atalanta, Torino, Brescia, Udinese dhe Juventus janë skuadrat që kanë grumbulluar nga 3 pikë në javën e parë.

Nesër në San Siro zhvillohet ndeshja në mes të Interit dhe Lecces. /IndeksOnline/