22:35 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rrahmani e falënderon Ujkanin për këtë dhuratë interesante

Samir Ujkani ia ka bërë një dhuratë Amir Rrahmanit, në prag të ndeshjeve të nëntorit.

Me t’u grumbulluar për ndeshjet e Kosovës me Çekinë të enjten dhe Anglinë të dielën, portieri Samir Ujkani ia ka bërë një dhuratë të bukur kapitenit, Amir Rrahmani.

Bëhet fjalë për fanellën e Torinos, klub në të cilin u transferua këtë verë portieri i “Dardanëve”.

“Faleminderit vëlla për dhuratën”, ka shkruar Amiri në rrjetet sociale, teksa ka postuar foto me fanellën veshur të Torinos.