22:45 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rrahmani e Kumbulla i bëjnë nder Interit, e ndalin Lazion

Ka përfunduar pa gola derbi i shqiptarëve, ku në njërën anë ishte Thomas Strakosha ndërsa në anën tjetër Rrahmani e Kumbulla.

Ndeshja ishte e barabartë me të dy skuadrat që patën raste, por që asnjë nuk u konkretizua, shkruan Indeksonline.

Lazio e kishte mundësinë shumë të mirë për të marrë vendin e dytë në tabelë nëse do të kishte fituar.

Shqiponjat tashmë janë në vendin e tretë me 50 pikë, një më pak se Interi dhe katër më pak se Juventus.

Ndërsa Verona është në vendin e nëntë me 31 pikë, një më pak se Milani në vendin e tetë. /IndeksOnline/