Rrahmani, Krasniqi e Hasani mbeten pa trajner, Rapid Bukureshti shkarkon teknikun italian
Seria e humbjeve ka bërë që Rapidi i Bukureshtit të ndahet me trajnerin italian Cristiano Bergodi.
Rapidi, ku paraqiten Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi e Florent Hasani, ka humbur katër ndeshje në plejofin e kampionatit rumun.
Humbja e fundit erdhi të hënën mbrëma. Dhe të martën Rapidi njoftoi se ka ndarë rrugët me Bergodin me marrëveshje të dyanshme.
Me Bergodin në stol, Rapidi kishte 16 fitore, 12 barazime e nëntë humbje.
Bogdan Lobont është zgjedhur trajner i përkohshëm.
Rapidi në plejof startoi si pretedent për titull të kampionit, por tashmë është jashtë garës.