22:57 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rrahmani: Luajtëm qetë, shpresoj të shënoj në ndeshje më të mëdha

Amir Rrhamani është shprehur i lumtur për paraqitjen e Kosovës kundër Azerbajxhanit.

Mbrojtësi dardan shpreson që të shënoj edhe në ndeshjet më të mëdha.

“Është ndjenjë e mirë, mund të luajmë edhe kundër më të fortve, i rezistuam presionit, jam krenar me ekipin dhe për fitoren”, ka thënë Rrahmani pas ndeshjes.

“Kemi besuar të gjithë, barazimi nuk ka qenë në pyetje, kemi besue në fitore. Të gjithë kemi qenë të qetë”, shtoi mbrojtësi.

“Jam shumë i lumtur për golin dhe shpresoj të shënoj në ndeshje më të mëdha”, shtoi Rrahmani.

Kujtojmë se Rrahmani shënoi golin e tretë në këtë ndeshje. /IndeksOnline/