21:07 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rrahmani nga më të mirët në fitoren kundër Parmës

Verona ka fituar me rezultat 0-1 në ndeshjen e Serie A kundër Parmës.

Në këtë ndeshje i plotë luajti ylli i Kosovës, Amir Rrahmani.

Mbrojtësi nga Prishtina u vlerësua me notën 7.4 së bashku me shqiptarin tjetër, Marash Kumbulla.

Në përgjithësi mbrojtja veroneze ka marrë notë të lartë në këtë përballje. /IndeksOnline/