12:48 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rrahmani reagon ashpër pasi tifozët e kritikuan se nuk ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës mbrëmë

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar ashpër ndaj kritikave dhe fyrejve që i janë bërë atij në rrjetet sociale pasi nuk arriti të jetë pjesë e kombëtares në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.

Ai tregoj se e gjithë skuadra e Napolit është në karantinë dhe se përkundër përpjekjeve të Ambasadës së Italisë në Kosovës, prapë ishte e pamundur të vinte, transmeton Indeksonline.

“I gjithë ekipi i Napolit është në karantinë dhe jemi të ndaluar të bëjmë një metër larg hotelit. Pas të gjitha përpjekjeve të ambasadës italiane në Kosovë, prapë ishte e pamundur të vija. Mësohuni ta duani vendin tuaj, pastaj të bëni komente”, ka shkruar Rrahmani./Indeksonline/