21:11 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Rrahu dhe përdhunoi prostitutën, shqiptari arrestohet 10 vite më vonë!

Pas 10 vitesh kërkim, një 41 vjeçar shqiptar u arrestua pasi sulmoi dhe përdhunoi një prostitutë në provincën Cremonese te Italisë .

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2010, por vetëm ditën e djeshme autoritetet arritën të identifikonin autorin me anë të AND-së së tij.

Në vitin 2010, shqiptari mori një prostitutë në makinë ku pasi e përdhunoi, ai i grabiti telefonin, 300 euro dhe mjetet e saj të identifikimit.

Vajza me nënshtetësi rumune u dërgua në spital ku mori ndihmën e parë. Mjekët specialistë arritën të merrnin AND-në e agresorit gjatë ekzaminimit të trupit dhe rrobave të saj.

Rezultatet e testit mbetën të panjohura për vite të tëra deri sa oficerët e RIS në Parma arritën të gjenin një korrespondecë me AND-në e shqiptarit të arrestuar.