Rrëfen reperi i njohur: Kam qenë vetëm 4 orë i fejuar!
Reperi i njohur i “Bad boy for life”, P Diddy ka shokuar me deklaratën e tij së fundmi. P.Diddy ishte i ftuar në emisionin “The Ellen show”, ku zbuloi se ka qenë i fejuar për 4 orë dhe askush nuk dinte gjë.
Gjatë lojës “Never have I ever”, P Diddy tregoi: “Nuk po gënjej, por kam qenë i fejuar vetëm 4 orë dhe e kam mbajtur sekret”.
“Pra ti e ke mbajtur sekret 4 orë apo ke qenë i fejuar për 4 orë?”, e pyeti Ellen. “Kam qenë i fejuar për 4 orë. Dhe e kam mbajtur sekret përgjithmonë…dreqin tani e thashë”, tha P Diddy.
Megjithatë reperi nuk e zbuloi identitetin e vajzës, edhe pse ai njihet për lidhjet që ka pasur me vajzat e showbizit.