23:52 / E Hënë, 11 Nëntor 2019

Rrëfimi i dhimbshëm i babait të Alvinit: Djalit i kam parë plagë të tmerrshme në trup, nuk i tregon

Alvin Berisha është kthyer në shtëpi dhe familja e tij dha intervistë ekskluzive në Open në Top Channel.

Afrim Berisha, i ati i Alvinit, foli për takimin e parë me djalin në Siri.

“Ishte një emocion i fortë. Me tha më merr me vete. Kur u desh të largohesha e ta lija aty, Alvin mendoi se do ta lija aty dhe s’do të kthehesha më.

Ambasadori më tha që djali do të dalë. Aty sikur më pre shpresa. Nuk isha i bindur që po dola aty pa Alvin nuk do të mund të hyja prap- tha Afrim Berisha.

Afrimi tregoi se Alvin ka marrë edhe plagë të tjera gjatë luftës në Siri.

“Përveç themrës  është i plagosur edhe tek kofshët. Do bëj analiza për të parë nëse shëndeti i tij ëstë në rregull. Kur Alvin e pa që ia pashë plagët u vu në siklet”, tha Afrim Berisha.