16:23 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / OSH

Rrëfimi i gruas që solli në jetë nëntënjakë, për foshnjat brenda ditës më duhen gjashtë litra qumësht dhe 100 pelena

Rrëfimi i Halima Cisse, 26-vjeçe, e cila më 5 maj përmes prerjes cezariane solli në jetë nëntënjakët e saj në një klinikë në Casblanca të Marokut, ka fituar vëmendjen e opinionit në mbarë botën.

“Dukej sikur nga unë po dilte një kolonë e foshnjave”, kujton momentin e sjelljes në jetë të nëntë fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Kështu edhe është futur në librin e rekordeve Guiness sa i përket numrit të lindjes së fëmijëve, e kjo nënë gjatë një interviste dhënë për Daily Mail, ka thënë se kishte pritur të sjellë shtatënjakë.

“Në ultrazë para lindjes mjekët më thanë se barti shtatënjakë. Kur më thanë se do të sjellë në jetë nëntë fëmijë, nuk kam mundur të besoj, kam qenë e shokuar”, thotë Cisse.

Lindja është kryer me prerje cezariane, e që të gjitha foshnjat, pesë vajza dhe katër djem peshonin nga 500 gramë deri në një kilogram. Pas lindjes menjëherë janë futur nëpër inkubatorë, ku edhe sot e kësaj gjendet derisa të marrin veten.

E bashkëshorti i saj Kader Arbi, 35-vjeç, marinar në marinën e Malit, thotë se për shkak të kufizimeve të coronavirusit nuk udhëtoi me gruan në Marok.

Foshnjat i ka parë më 9 korrik në spital, pasi që janë shfuqizuar masat e rrepta anti-COVID. Djemtë i kanë pagëzuar me emrat Muhamed, Bah, El Haji dhe Umar, kurse vajza Hava, Adama, Fatuma, Umu dhe Kadidi.

E për qëndrimin dhe rikuperimin në spital, koston e shpenzimeve prej një milion eurove qeveria e Malit është zotuar se do ta mbulojë.

“Për nëntënjakët çdo ditë kam nevojë për gjashtë litra qumësht dhe afro pelena. Fëmijët janë nëpër inkubatorë dhe mjekët i përcjellin vazhdimisht. Me mua janë dy herë në ditë nga gjysmë ore. Ende nuk kam forcë që të kujdesem plotësisht e vetme për ta. Lindja e një fëmije është mjaft e vështirë, por të kesh nëntë – mund ta paramendoni”, ka shtuar Cisse.