10:47 / E Shtunë, 11 Shtator 2021 / A. M.

Rrëfimi i Kurtit: I gjithë burgu në Serbi ushtoi, mendova mos kishte shënuar Jugosllavia…!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka shkruar një shkrim rreth 20 vjetorit nga 11 shtatori, dita kur Amerika përkujton sulmet terroriste.

“I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork. Pasditja e zymtë e burgut u bë ditë e zezë e 11 shtatorit 2001. I kisha kaluar 2 vjet e 4 muaj e gjysmë nga 15 vjet burg sa më patën dënuar.

Shqiptarët në Berlin - Albin Kurti dikur i burgosur Në Serbi e 19 pas  Kryeminister. | Facebook

Këto sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndryshuan rrjedhën e historisë dhe kuptimin e kësaj date, e cila do të jetë përgjithmonë përkujtim i jetëve të humbura, por edhe i rëndësisë së guximit dhe trimërisë përballë fatkeqësive.

May be an image of outdoors and monument

Sot përkujtojmë 20 vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse që na tronditën të gjithëve, nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e 2977 viktimave të pafajshme dhe mbarë kombin amerikan.

Kosova bashkëndjen thellë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleat historik dhe i pazëvendësueshëm i Kosovës”, ka shkruar ai. /Indeksonline/