23:18 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rrëfimi i shkurtër por emocional i Daut Hardinajt për dajën Lahi

Ish- gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj ka kujtuar natën e 2 gushtit të vitit 1998 dhe betejën e përgjakshme që u zhvillua në Jabllanicë.

Haradinaj ka rrëfyer për tmerrin që ka përjetuar brenda kësaj nate, shkruan Indeksonline.

“Natën e 2 gushtit të 98′, pas një beteje tepër të përgjakshme në Jabllanicë, diku rreth orës 12 të mesnatës kam arritë në shtëpinë e Dajës Lahi. I tërë fshati digjej, dukej sikur hëna po e ndriçon këtë fshat me ngjyrë të kuqe, hyra në shtëpi pas një kohe të gjatë dyluftimi që natyrisht ishte triumf.Në këndin e shtëpisë shumëkatëshe që ishte bombarduar dhe po digjej, nga flakët e djeg’jës e shof një trup të coptuar njeriu, ajo ishte gjyshja ime, nëna e Lahiut, afër saj ishte edhe gjyshja e Lahiut.”, ka shkruar ai mes tjerash.

Sipas tij, vetëm ata që e kanë dhënë jetën e kanë kry luftën, të tjerët vazhdojnë.

Shkrimi i tij i plotë:

Natën e 2 gushtit të 98′, pas një beteje tepër të përgjakshme në Jabllanicë, diku rreth orës 12 të mesnatës kam arritë në shtëpinë e Dajës Lahi.
I tërë fshati digjej, dukej sikur hëna po e ndriçon këtë fshat me ngjyrë të kuqe,

Hyra në shtëpi pas një kohe të gjatë dyluftimi që natyrisht ishte triumf.

Në këndin e shtëpisë shumëkatëshe që ishte bombarduar dhe po digjej, nga flakët e djeg’jës e shof një trup të coptuar njeriu, ajo ishte gjyshja ime, nëna e Lahiut, afër saj ishte edhe gjyshja e Lahiut.
I ri dhe i pa përvojë që isha , përpos përvojës së luftës, i mblodha aq sa munda copat e gjyshës sime dhe gjyshës së Lahisë.

Pasi u nisa me shumë ushtarë të njesive elitë, në dalje të shtëpisë e takova Lahiun dhe Nazmiun. Normalisht që ishte tejet e rëndë, ju drejtova të dyve: 
“Dajë na kanë ra hise kjo farë e keqe e duhet me u mbajtë të fortë se kemi hala punë me kry.
Lufta vazhdoi deri në fund dhe prapë vazhdon.
Vetëm ata që e kanë dhënë jeten e kanë kry luftën…Të tjerët vazhdojnë”. 
DH