11:51 / E Premte, 18 Tetor 2019

Rrëfimi në Top Chanel i Ariana Musliu-Shoshit, deputetes së re, që bëri sensacion te PDK-ja

Iu nevojitën pak muaj aktivizim në politikë, për t’u bërë sensacion i zgjedhjeve të 6 tetorit. Bëhet fjalë për Ariana Musliun-Shoshi, deputetes së re të Parlamentit të Kosovës, e cila do të përfaqësojë Partinë Demokratike të Kosovës.

Kandidatja që ka dy fakultete dhe dy masterë, që të gjitha në universitete prestigjioze vendore e ndërkombëtare, në numërimet fillestare të votave është kandidatja më e votuar nga Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.

Suksesi i furishëm në zgjedhje ka shtyr televizionin e famshëm shqiptar, Top Chanel që të sjellë një intervistë më ndryshe të deputetes së re kosovare.

Cilat janë pikat motivuese të Arianës, kush janë personet që e kanë shtyrë drejt sukseseve, pse zgjodhi PDK-në dhe cilat janë planet e saj në të ardhmen, të gjitha mund t’i ndiqni në intervistën 14- minutëshe të Ariana Musliut-Shoshi.