18:50 / E Premte, 05 Qershor 2020

Rrëfimi për Drenushën, që në moshën 6-vjeçare serbët ia prenë dorën

Drenusha është personazhi kryesor i një dokumentari i cili është përgatitur për njëzet vite nga profesori Nysret Pllana.

Ishte 7 prilli i vitit 1999 kur Drenusha veç dhimbjeve për humbjen e nënës e vëllaut, po ballafaqohej edhe me dhimbje fizike; nga plagët e shkaktuara nga minahedhësit, atëbotë gjashtë vjeçares iu amputua krahu. E njëjta tani është njezët e shtatë vjeçare, jeton e lumtur bashkë me burrin e fëmijët e saj në Francë.

I ftuar në emisionin Frontal profesori universitar Nysret Pllana ka dhënë detaje për dokumentarin i cili i ka marrë kohë prej njëzet vitesh për ta përgatitur. Në të njëjtin bëhet fjalë për fatin e një prej shumë fëmijëve të cilët gjatë luftës pësuan lëndime.

“Rrëfimi i Drenushës” është një dokumentar që përshkruan për fatin e Drenushës nga Çabiqi e cila në periudhë të luftës kishte qenë gjashtë vjeçare.

Për shkak të disa minahedhësve, nga lëndimet e shkaktuara të njëjtës iu kishte amputuar dora. Veç dhimbjes fizike, e njëjta po ballafaqohej edhe me dhimbjen e humbjes së nënës e vëllaut të vetëm, që i vdiqën gjatë luftës.

“Drenusha ka humbur dorën, është sinonim i dhimbjes së popullit shqiptar. Në atë tragjedi të 7 prillit, asaj i vritet nëna dhe vëllau i vetëm por edhe dhjetë bashkëfshatarë të saj si pasojë e forcave serbe, në pamundësi për t’i vrarë ushtarët me tre minahedhës- të cilët ishin vdekjeprurës për 10 persona, bëhen 12 viktima civile” është shprehur profesori Pllana.

Pllana ka siguruar ndër vite xhirime të cilat sipas tij flasin më shumë për historinë e Drenushës.

“E kam përcjellë njëzet vite rresht historinë e saj, për fat kemi pasur xhirime të cilat kanë folur më shumë se fjalët. Jeta e saj është përcjellë edhe pasluftës, kemi shkuar me kamermanin disa herë, kemi xhiruar” ka thënë Pllana.

Pjesë e dokumentarit është Drenusha- e cila tash jeton në Francë, familjarë e doktorë të cilët ishin kujdesur për gjendjen e saj shëndetësore.

27 vjeçarja tashmë është martuar dhe ka fëmijë.

Të gjitha detajet rreth historisë së saj, do të shfaqen në dokumentarin e përgatitur nga profesori universitar Nysret Pllana, i cili shumë shpejt pritet të publikohet

Mos i humb