08:52 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rregulla të reja, shikoni si mund të goditet penalltia e re

Ligjvënësit e futbollit janë mbledhur duke diskutuar për një rregull të ri për goditjen e penalltive. Stafi i Federatës Angleze të Futbollit, po dëgjon rekomandimet për një goditje “teke” të penalltive, nga pika e bardhë.

E thënë ndryshe, nëse portieri e pret topin, dhe sfera rikthehet përsëri në fushë tek lojtarët, ose nëse topi kthehet pasi përplaset në shtyllë, loja do të konsiderohet “e vdekur”, dhe do të akordohet një rivënie fundore.

Siç raportojnë mediat angleze, do të jetë e njëjta gjë, si në rastin e goditjes së serive të 11-metërshave, në rastin kur ndeshjet kalojnë edhe pas shtesave. Rasti i fundit që një lojtar shënoi në mënyrë të tillë, ishte ai i Paul Pogba, në ndeshjen ndaj Evertonit, ku pasi topi iu kthye nga përplasja në shtyllë, ai shënoi gjithsesi duke mposhtur portierin kundërshtar.