23:26 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rregullat e Qeverisë “s’pinë ujë” tek tifozët e Dritës, nesër rikthehen në stadium

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave njoftoj publikun me masat e reja kundër Covid 19.

Me masat e reja ndalohen tubimet mbi 50 persona, që do të thotë se tifozët nuk mund të mblidhen në stadiume për të përkrahur ekipet lokale, transmeton Indeksonline.

Por, këto masa nuk priten të respektohen nga tifozët e Dritës ‘Intelektualët’.

Ata përmes një postimi në Facebook kanë paralajmëruar se nesër do të mblidhen në stadium për t’i motivuar lojtarët para derbit me Llapit që luhet të dielën në “Zahir Pajaziti”

“Askush nuk mund të na ndaloj DRITËN e kemi përkrahur edhe në kohë më të vështira , gjithmonë pas emblemës dhe dy ngjyrave”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tifozerisë.

Njoftimi i plotë: