19:48 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rregulli i ri në Premier Ligë që mund të ndikoj në luftën për titull

Premier League ka konfirmuar se rregulli “head to head” tani do të përdoret si metoda kryesore për të ndarë ekipet në tabelë, në vend të të golave.

Ndryshimi do të thotë nëse dy ekipe kanë pikë të barabarta atëherë mund të ketë një ndeshje, për  të përcaktuar fituesin e titullit, transmeton Indeksonline.

Kjo do të thotë se do të ketë një mënyrë të re për të vendosur se ku do të përfundojnë skuadrat në rënditjen e tabelës.

 Premier Liga zbuloi se si do të përdoret rregulli i ri në sezonin e ardhshëm.

Nëse dy ose më shumë klube përfundojnë në pikë të barabarta kur konkurrojnë për titullin, Ligën e Kampionëve ose Europa League, ndeshja në mes atyre dy skuadrave do të vendos për titullin.

Në sezonet e mëparshme, ekipet që kanë përfunduar me pikë të barabarta e kanë vendosuar fituesin në bazë të numrit të golave. ​​

Kjo mundësi tani është më pak e mundshme për shkak të kësaj rregulle të re.

Të dhënat kokë më kokë do të përdoren si një vendim marrës në sezonin e 2019/20 nëse palët mbarojnë nivelin në pikë, diferencën e golave ​​dhe numrin e golave ​​të shënuar.

Nëse klubet edhe në atë ndeshje përfundojnë me rezultat të barabartë, atëherë pala që shënoi gola më shumë në atë ndeshje do të shpallet fituese./Indeksonline/.