09:37 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rregulli më absurd në futboll pritet të ndryshojë

Kupa e Botës për klube ka qenë shpesh edhe si një test për promovimin e rregullave të reja në futboll.

Dy vite më parë, VAR ishte testuar në këtë kompeticion dhe tani është implementuar në shumicën e kampionateve evropiane si dhe u përdorë në Kupën e Botës.

Por, tani FIFA ka vendosur që t’i implementojë edhe disa rregulla të reja, si dhe njërin prej rregullave më të çuditshme pritet që ta ndryshojë.

Në momentin që portieri do të marrë vrull për të goditur topin atëherë futbollistët kundërshtar do të kenë të drejtë të vrapojnë drejt portës, transmeton IndeksOnline.

Image result for subs in football

Kjo bëhet për të shmangur vonesat e lojës. Aktualisht, kur portieri kryen një rivënie fundore, të gjithë futbollistët duhet të qëndrojnë jashtë zonës së rreptësisë.

Rregulli është tjetër është se zëvendësimet nuk duhet që ta lënë fushën në mes, por duhet të largohen në pikën më të afërt për t’i shmangur vonesat.

Sa i përket anës disiplinore, lojtarët që janë përjashtuar me karton të kuq, do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme, pavarsisht kompeticionit.

Ndryshimi i rregullave pritet të aprovohet në mars para se të bëhet zyrtar, por rregullat do të eksperimentohen në Abu Dhabi këtë muaj./IndeksOnline/