11:01 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rrëmbehet një grua në Fushë Kosovë

Dje rreth orës 16:30 është rrëmbyer një grua në Fushë Kosovë. Dyshohet se ajo është rrëmbyer nga një mashkull dhe dy femra.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se me rastin është njoftuar prokurori dhe se njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

“Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë, 22.11.2019 – 16:30.  Ankuesi mashkull Sh/Shqiptar ka raportuar se tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull SH/Shqiptar dyshohet se kanë rrëmbyer vajzën e tij femër Sh/Shqiptare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar  veprën, ndërsa njësitë policore janë duke  e hetuar rastin”, thuhet në raport.