15:20 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / LB

Rrëmbimi i tre policëve, Kurti do të raportoj pasdite në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më kërkesë të partive opozitare do të raportoj në Kuvend për rrëmbimin e tre policëve kufitarë nga ana e Serbisë në ora 17:00.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, krerët e partive opozitare kanë kërkuar prezencën e Kurtit në Kuvend.

Në anën tjetër, Kurti bashkë me ministrin Xhelal Sveçla kanë mbajtur konferencë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, pikërisht për çështjen e rrëmbimit të policëve./IndeksOnline/