00:02 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rrena e Bahtirit i del në “fushë”, tha se s’donte të kthehej në Kosovë kur u bë koalicioni PAN

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur sot rreth nënshkrimit të koalicionit PAN me AKR-në gjatë zgjedhjeve të kaluara. Ai ishte gëzuar fort këtij koalicionit, ishte parë në përqafimin e ish-kryeministrit Haradinaj.

Ndërsa sot Bahtiri thotë se për krijimin e koalicionit AKR-PAN që krijoi ekzekutivin e kaluar nuk ishte njoftuar nga kryetari i partisë, Behgjet Pacolli, rreth zhvillimeve të partisë.

“Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në Zvicër. Aty kanë qenë Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli dhe familjarë të tyre. Nuk kam qenë fare i njoftuar për këtë proces edhe pse isha zëvendës i parë i zotëri Pacollit”, thotë Bahtiri.

“Jam njoftuar më vonë. Në shtëpinë e Pacollit është bërë marrëveshja. Unë e kam parë atë. Isha i zhgënjyer, andaj kam shkuar në Holandë dhe nuk kam dashur të kthehem fare në Kosovë”

Bahtiri gjithashtu ka thënë se gjithmonë ka dashur të ketë një koalicion mes AKR’së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.