11:25 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rrënohet një objekt në Podujevë, arrestohen 2 femra

Komuna e Podujevës ka nisur sot rrënimin e një objekti në rrugën “Zahir Pajaziti”, pasi i njëjti objekt po pengon hyrjen në stadiumin e futbollit që ndodhet në qytet, raporton Indeksonline.

Inspektorët dhe policia ndodhen në vendin ku po rrënohet objekti, ndërsa dy femra për shkak të pengimit të zyrtarëve në kryerje të detyrës janë arrestuar.

Pronarët e objektit ishin njoftuar me kohë për rrënimin, mirëpo pavarësisht kësaj dy femra kanë insistuar që të mos bëhej një veprim i tillë./Indeksonline/