10:39 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rrënohet një shkollë, në Tiranë, që u dëmtua nga tërmeti

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar se bashkia e Tiranës ka vendosur që ta rrënojë përfundimisht një shkollë në fshatin Pezë afër Tiranës, e cila kishtë pësuar dëmtime të rënda nga termeti i javës së kaluar.

“Dje nisëm prishjen e shkollës së vjetër në Pezë, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti. Do ta ndërtojmë sa më parë, në të njëjtin vend, më të madhe dhe më të bukur për fëmijët e mrekullueshëm të Pezës.

Grupet tona të verifikimit vijojnë pandërprerë punën në terren derisa të sigurohemi që çdo shkollë është e sigurt për t’u hapur. Bashkë me Ministrinë e Arsimit po punojmë që nxënësit e shkollave që rezultojnë jo të sigurta nga verifikimi i inxhiniereve, t’i kalojmë përkohësisht në shkolla apo ambiente afër tyre për të vijuar normalisht mësimin” ka njoftuar z.Veliaj në faqen e tij në Facebook