14:38 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rrënohet objekti pa leje në Zonën Industriale në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se është rrëzuar një object pa leje në Zonën Industriale.

Ai thotë se vendimet janë nxjerrë me kohë, ndërsa ka bërë të ditur se Sektori i Ndërtimit ka organizuar aksionet e rrënimit, sikur sot.

Ky është postimi i të parit të kryeqytetit:

Rrënohet objekti pa leje!

Në Zonën Industriale, në kohë pandemie, janë vendosur konstruksione metalike pa leje në disa sipërfaqe – pavarësisht ndalesave nga ana jonë.

Vendimet për rrënim janë nxjerrë me kohë, dhe disa nga konstruksionet janë larguar nga vet palët. Për rastet ku nuk janë përfillur vendimet tona, Sektori i Ndërtimit ka organizuar aksionet e rrënimit, sikur sot.

Vazhdojmë…