23:26 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rrënqethëse/ E hedhin si të ishte top, dy të rinjtë torturojnë qenin në Durrës [Video]

Kështu thoshte lozo gjerman, Artur Schopenhauer, shumë kohë më parë, por duket se nga shqiptarët nuk është lexuar ende.

Por përtej mungesës së të lexuarit dhe dijes, shumë shqiptarëve duket se u mungon dhe zemra, ndjenja e të qenit njeri, dashuria, që shpeshherë reektohet më e pastër dhe më e bukur te vetë kafshët. Janë të shumta rastet që vijnë.

Ditën e sotme ka mbërritur një video nga Durrësi, ku një djalë së bashku me një tjetër hedhin nga shkallët qenin.

Qeni i gjorë të rrëqeth me ulërimat dhe britmat e tij, sa tenton të largohet, por nuk ka nga t’ia mbathë.

Shumë vende në botë e kategorizojnë abuzimin dhe keqtrajtimin e kafshëve si krim serioz dhe të rëndë, ashtu si dhe vrasja apo rrëmbimi, pikërisht sepse është kuptuar potenciali kriminal i njerëzve që abuzojnë me kafshët. Kohë më parë një video e publikuar në rrjetet sociale, ku një qen në Rusi tërhiqej zvarrë nga pronari i tij tërhoqi vëmendjen e mijëra përdoruesve duke u bërë mjaft virale. Në Shqipëri, nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla.