22:53 / E Diele, 15 Maj 2022 / AR

Rrëqeth mjeku pas vdekjes së 17-vjeçarit nga Lipjani: Zoti të mëshiroftë ty o engjull

Mjeku kujdestar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, Dr. Feriz Bytyqi ka shkruar për vdekjen e 17-vjeçarit nga Lipjani.

Ai thotë se vdekja e tij ishte edhe një dhimbje e përgjegjësi edhe për stafin shëndetësor.

Siç thotë ai, ata bënë të pamundurën por që nuk arritën ta shpëtonin.

“Ndarja nga jeta në moshën 17 vjeçare e të riut nga Lipjani Argjend Mena, jo vetëm që ishtë një goditje e rëndë për familjen e të dashurit e tij, por ishte edhe një dhimbje dhe përgjegjësi edhe për ne si staf shëndetësor. Ku përkundër masave tona mjekësore për të bërë të pamundurën të mundur, shpirti i i tij u ngjit lartë për tek Poseduesi e Krijuesi Absolut, Atij i qofshim falë. Zoti të mëshiroftë ty o engjull, e të pafshim një ditë duke u kënaqur atje lartë në Parajsë tek Zoti yt”, ka shkruar ai.

I riu ka humbur jetën në fshatin Divlakë të Lipjanit, derisa ishte duke qëndruar për vizitë te dajtë e tij./Indeksonline/