16:20 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Rrëshqasin gurët në rrugën Pejë-Kuqishtë, Pal Lekaj ka një njoftim (Foto)

Rrëshqasin gurët në rrugën Pejë-Kuqishtë, Pal Lekaj ka një njoftim (Foto)Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes nëpër rrugën Pejë-Kuqishtë.

Kjo, për shkak të rrëshqitjes së gurëve si pasojë e reshjeve të shiut në këtë zonë, shkruan Indeksonline.Lekaj ka njoftuar se rruga është pastruar, por megjithatë nuk mund të konsiderohet e sigurtë.

“Dëshirojë t’iu njoftojë që të keni kujdes kur qarkulloni në rrugën N9, Segmenti Pejë – Kuqishtë, për shkak të erodimeve të gurëve të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, kanë përfunduar në rrugë. Ne, sot me të marrë informacionet për këto zhvillime kemi ndërhyrë përmes kompanisë e cila e mirëmbanë, duke e pastruar rrugën, por kjo nuk nënkupton që është totalisht e sigurtë dhe që mundet mu përsërit prapë”, ka shkruar ai./Indeksonline/