22:59 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

“Rrëshqet” Atletico Madrid, mposhtet nga Eibar

Atletico Madrid ka bërë një hap “fals” në luftë për titull duke u mposhtur 2:0 në udhëtim nga Eibar në kuadër të javës së 20-të në La Liga.

Golat e Burgos dhe Expositos ishin vendimtarë për arkëtimin e tri pikëve nga vendasit që tani shkojnë në kuotën e 22 pikëve dhe ikin +7 nga “zona e nxehtë” e fundit të tabelës, shkruan Indeksonline.

Në anën tjetër, Atletico Madrid mbetet në pozitën e tretë me 35 pikë, 8 më pak se Real Madridi dhe 5 më pak se Barcelona e cila do ta zhvillojë nesër ndeshjen e xhiros së 20-të./Indeksonline/