Rrëshqet guri gjigant, bllokohet rruga në Rugovë
Një gur gjigant ka rrëshqitur në zonën e Rugovës së Pejës, duke shkaktuar bllokim të plotë të rrugës në këtë pjesë.
Në një video të siguruara nga IndeksOnline, shihet se rënia e gurit ka ardhur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që po vazhdojnë të paraqesin rrezik serioz për kalimtarët dhe automjetet që qarkullojnë në këtë zonë.
Situata mbetet shqetësuese, pasi lëvizjet e dheut nuk janë ndalur duke shtuar frikën për rrëshqitje të tjera të mundshme. /IndeksOnline/
b
