07:20 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rreth 400 mostra u testuan dje, rezultatet publikohen sot në orën 15:00

Rreth 400 mostra të marra nga Qendra Klinike Universitare në spitalet tjera në vend dhe gjurmimi i rasteve në terren janë testuar dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Rezultatet e këtyre testimeve do të dalin sot në orën 15:00.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate për media ku ka njoftuar se rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së mërkurë.


“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare me metodën RT-PCR, janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren. Rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme (mërkurë)”, thuhet në komunikatë.

Sipas MSH’së, të hënën janë testuar 424 mostra prej të cilave 187 raste kanë rezultuar pozitive, janë shëruar 103 pacientë.