22:13 / E Martë, 26 Tetor 2021 / OSH

Rreth botës me karrocë invalidi/ Historia frymëzuese e 35 vjeçarit!

35 vjeçari nga Krocia Slaven Shkrobit, para 12 vitesh mbeti paralizuar, që nga ajo ditë ai vendos të jetë qytetar i botës. Udhëtimet e tij, nuk preferon t’i bëjë me avion, por me biçikletën e tij të pazakontë.

Ai sëbashku me miqtë që e shoqërojnë gjithnjë deri më tani ka shëtitur në 4 kontinente. Slaven thotë se natën do ta kalojnë në Tiranë, pasi të vizitojnë Shqipërinë destinacioni i radhës është Greqia.

SLAVEN SKROBOT: Prej 12 vitesh unë jam tetraplagjik pasi u hodha nga shkëmbi në det dhe rashë sipër një shoku tim i cili ishte duke u zhytur . Kalova një vit në rehabilitim dhe gjatë kësaj kohë po mendoja për diçka që kisha dëshirë të bëja dhe kështu vendosa të udhëtoja. Fillimisht udhëtova nëpër Europë më pas po kërkoja diçka më ekzotike si Maroku e më pas përfundova në Australi.