09:33 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Rreth gjysma e njerëzve në Angli tani kanë antitrupa kundër koronavirusit

Gjysma e njerëzve në Mretërinë e Bashkuar tani kanë antitrupa kundër koronavirusit, ose përmes infeksionit ose vaksinimit, tregojnë testet e kryera nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Sipas sondazhit më të fundit të infeksionit koronavirus, rreth 54.7% e popullsisë në Angli do të kishin rezultuar pozitive për antitrupa ndaj koronavirusit nga një mostër gjaku në javën që mbaron më 14 Mars 2021, shkruan CNN, transmeton IndeksOnline.

Në Uells, rreth 50.5% e popullsisë do të kishte rezultuar pozitive për antitrupa ndaj koronavirusit, ndërsa shifra për Skocinë ishte 42.6% dhe për Irlandën e Veriut 49.3%.

Studimi u krye në bazë të rezultateve të testeve të gjakut të marra nga një nën-shembull i përzgjedhur rastësisht i individëve të moshës 16 vjeç e lart, të cilat përdoren për të testuar antitrupa kundër koronavirusit. Kjo tregon për një sukses në programin e vaksinimit të MB, me 30 milion njerëz që kanë marrë të paktën një dozë.

Anketa e infeksionit gjithashtu gjeti ndryshim në pozitivitetin e antitrupave midis rajoneve në Angli. Mbi 60% e individëve në veri-perëndim kanë antitrupa për koronavirus, krahasuar me 50.3% në jug-lindje./IndeksOnline/