75 Mall Live Search
09:48 / E Mërkurë, 25 Mars 2026 / MSH1

Rrezikohet jeta e qytetarëve, Inspeksioni i Mitrovicës ndalon punimet e një kompanie

Është raportuar se një kompani ndërtimore në Mitrovicë ka filluar punimet ndërmjet rrugëve “Ushkin Kovaçica” dhe “Ehat Prekazi”, pa respektuar dispozitat ligjore për rrënim dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe nxënësve që qarkullojnë në atë zonë.

Me këtë rast, Inspeksioni komunal i Mitrovicës nisi ndërmarrjen e veprimeve, duke filluar me ndalimin e punimeve, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit të komunës, inspeksioni ka shqiptuar gjobë ndaj ndërtuesve dhe operatorit të rrënimit, si edhe ka rrethuar vendpunishten, duke vendosur shirita.

“Shiritat nuk do të largohen deri në përmbushjen e të gjitha obligimeve sipas dispozitave ligjore”, deklaron Komuna e Mitrovicës.