08:02 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Rrezikohet me 12 vite burg lojtari i Barcelona-s

Lojtari i huazuar nga Barcelona Arda Turan rrezikon tre deri në 12 vite burg pas sulmit ndaj një këngëtareje të famshme në një klub nate të Turqisë. 

Turan, i cili është i huazuar te Basaksehir, akuzohet për ngacmim seksual dhe sulm me armë zjarri për të shkaktuar panik, si dhe armëmbajtje pa leje. 

Sipas medies turke, sherri ka ndodhur pasi ai ka ngacmuar gruan e Berkay Sahin, Ozlem Ada. 

“Je shumë e bukur, po të mos ishe e martuar, do të ishe e imja,” ka thënë lojtari sipas Sahin. 

Gjatë identifikimit në gjyq, Arda ka deklaruar se të ardhurat e tij mujore janë rreth 50,000 euro. 

Besaksehir e ka gjobitur me 370,000 euro lojtarin gjatë tetorit të kaluar, por ka lajmëruar se do ta mbajë në ekip deri sa të merret vendimi gjyqësor.