13:56 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

“Rrezikohet” përballje mes skuadrave shqiptare në Ligën e Kampionëve!

Tri skuadra shqiptare, Drita, Kukësi dhe Shkëndija e Tetovës do të marrin pjesë në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/19.

Kukësi dhe Shkëndija nuk do të jenë në një vazo, prandaj rrezikohet shumë që gjatë shortit të bie kjo ndeshje (Shkëndija – Kukësi), shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë, klubi nga Kosova, Drita, sivjet do të nisë rrugën e saj drejt Ligës së Kampionëve nga faza parakualifikuese.

Shorti për turneun parakualifikues, që zhvillohet në Gjibraltar, do të hidhet më 12 qershor. Kurse një javë më vonë, më datë 19, është në program të hidhet shorti i raundit të parë kualifikues së Ligës së Kampionëve, që do të jetë me interes edhe për Kukësin e Shkëndijën.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen më 10 dhe 11 korrik, kurse ato të kthimit më 17 dhe 18 korrik 2018. Skuadrat e eliminuara nga ky raund do të kenë të drejtën të kalojnë direkt në raundin e dytë kualifikues të Europa Ligës. /IndeksOnline/