21:47 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rrezikon veten dhe të tjerët, vozit në anën e kundërt në autostradën Prishtinë-Ferizaj

Numër i madh i aksidenteve ndodhin në vend. Madje për këtë numër i madh i tiketave të trafikut shqiptohen nga Policia e Kosovës.

Por pavarësisht kësaj një vozitës vendosi që t’i rrezikoj jetën vetes dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Ai po voziste në autostradën Prishtinë-Ferizaj, por në kahjen e kundërt.

Kësisoj ai do të mund të shkaktonte ndonjë aksident me fatalitet.

Një video e dërguar në redaksinë e Indeksonline cila u realizua me datën gjashtë të këtij muaji tregon qartazi rrezikun që paraqiste ky ngasës i veturës./Indeksonline/