17:01 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rreziqet e drejtimit të makinës me frena të konsumuara

Frenat kanë mënyra të ndryshme për ti treguar shoferit që kanë nevojë për vëmendje. Ato mund të bëjnë zhurma të pakëndshme, ose mund të krijojnë ndjenjën e ‘dobësisë’ në pedalin e frenave. Por ekziston diçka tjetër që ju tregon se diçka nuk shkon me frena.

Kur aplikoni frenat në makinën tuaj, duhet të ndalojë direkt nga një shtypje e frenave dhe në një vijë të drejtë. Nganjëherë, shoferi mund të vërejë se makina tërheq në njërën anë apo në tjetrën gjatë frenimit. Kjo zakonisht keq-diagnostikohet si një problem me grupimin edhe pse mund të shkaktojë probleme serioze brenda sistemit të frenimit të automjetit.

Çfarë e bën një makinë të tërheqë në njërën anë gjatë frenimit? Në terma të thjeshtë, ka një diferencë në forcën e frenimit në rrotat e përparme. Në përgjithësi, automjeti frenon në një vijë të drejtë nëse forca e frenimit në të dyja rrotat frontale është e barabartë. Nëse nuk ndodh kështu, do të thotë që frena në njërën anë nuk punojnë aq mirë sa në tjetrën.

Nëse nuk e kontrolloni dhe rregulloni në kohë, kjo mund të shkaktojë konsumim të frenave, dëmtim të komponentëve të sistemit të frenimit dhe më pak siguri në rrugë.

Nganjëherë, pedalet e frenave të një cilësie të ulët mund të thyhen gjatë përdorimit të rëndë. Në disa raste, plasariten gjatë kohës, derisa të shkëputet ndonjë copë e materialit të friksionit të pedalit. Kjo e bën pedalin e frenave më të vogël, e redukton performancën e frenimit në rrotë, dhe bën që makina të tërheqë në njërën anë.

Frenat janë një komponent shumë i rëndësishëm, dhe që luan rol të madh në sigurinë në makinë. Prandaj kontrollojini vazhdimisht, dhe kryeni shërbimet e duhura për një vozitje të sigurt, dhe pa probleme.