15:47 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rrëzohen shtyllat elektrike në Hajvali, bllokojnë rrugën

Në rrugën “Visar Hoti” në Hajvali gjatë ditës së sotme janë rrëzuar disa bandera në tokë, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të fotografive që ka dërguar një lexues në IndeksOnline shihet se shtyllat e drurit janë rrëzuar nga erërat e forta që kanë mbizotëruar ditëve të fundit në vend.

Si rezultat i kësaj, banori thotë se është bllokuar rruga tërësisht.

Shikoni fotot më poshtë: