09:04 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / B O

Rrëzohet aeroplani në det, humb jetën biznesmeni i famshëm gjerman dhe familja e tij!

Biznesmeni dhe milioneri gjerman Rainer Schaller dhe familja e tij ishin në bordin e aeroplanit që u rrëzua në detin Karaibe pranë Kosta Rikës, tha qeveria gjermane. Një burim në Ministrinë e Sigurisë Publike të Kosta Rikës konfirmoi për AFP se “Schaller (53)” dhe pesë persona të tjerë ishin në listën e pasagjerëve të avionit.

Rainer Schaller është themeluesi dhe presidenti i kompanisë gjermane RSG-Group, e cila menaxhon palestrat McFit. E përditshmja gjermane Bild shkruan se ai po udhëtonte me partneren e tij të jetës, dy fëmijët e tyre dhe një burrë tjetër, shkruan Indeksonline.

Në mesin e pasagjerëve të avionit janë shtetas gjermanë “Schikorsky, 44 vjeç, Kurreck, 40 vjeç dhe dy të mitur” dhe piloti 66 vjeçar, zviceran, sipas raportit zyrtar.

Trupat e një të rrituri dhe një të mituri, të cilët ende nuk janë identifikuar, janë gjetur në det të shtunën. U gjetën edhe disa sende, mes tyre çanta udhëtimi dhe një pjesë e trupit.

Avioni, në një fluturim privat, u ngrit nga Meksika dhe humbi kontaktin me një kullë kontrolli në Kosta Rika rreth orës 18:00 të së premtes pranë Limon, ku duhej të ulej.

Zinxhiri i palestrave me kosto të ulët McFit, i themeluar nga Schaller, është më i madhi në Evropë (165 palestra në Gjermani dhe më shumë se 250 në pjesën tjetër të Evropës)./Indeksonline/