10:52 / E Diele, 05 Gusht 2018

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, dyshohet për 20 persona të vdekur

Pasditen e së shtunës, në Piz Segnas të Graubündenit ka ndodhur edhe një fatkeqësi tjetër ajrore. Një avion është rrëzuar, ndërsa një kontingjent i madh i punëtorëve të shpëtimit janë në veprim. Ky është rrëzimi i dytë i avionëve në Zvicër, në të njëjtën ditë.Fatkeqësia ka ndodhur të shtunën në ora 16.50 në malit Piz Segnas, pranë Flims GR një aksident avioni, ka raportuar një lexues i “Blick”.Sipas një të afërmi të të prekurve, të gjithë pasagjerët e avionit nuk i kanë mbijetuar aksidentit.

Dyshohet se në bord kanë qenë 17 mysafirë, dy pilotë dhe një shoqëruese e fluturimit. Numri i të vdekurve mund të jetë 20 persona, pasi udhëtimi ishte rezervuar plotësisht. Megjithatë, policia kantonale nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë këtë informatë.Arsyet për dy rrëzime aktualisht mund të spekulohen. Pilotët me eksperiencë, të dielën kanë thënë se nxehtësia ishte një sfidë e veçantë. “Ajri i ngrohtë është më i hollë. Këto kushte ndikojnë në performancën e makinës. Është e paqartë, nëse fatkeqësia e dyfishtë ka të bëjë me ngrohtësinë.Shkaku i aksidentit do të qartësohen nga organet përkatëse kantonale.

Ky është rrëzimi i dytë i avionëve gjatë të shtunës. Mëngjesin e së shtunës, një familje prej katër anëtarësh humbi jetën në Hergiswil NW.