75 Mall Live Search
21:42 / E Hënë, 17 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Rrëzohet aeroplani teksa po ateronte në Toronto, kishte 80 pasagjer (Pamje)

Gjatë uljes në tokë një aeroplan delta u rrëzua dhe u kthye me kokë poshtë, në aeroportin Ndërkombëtar të Torontos.

Aeroporti thotë se incidenti ndodhi të hënën kur një fluturim Delta nga Minneapolis po ateronte me 80 udhëtarë, shkruan IndeksOnline.

Për fat të mirë, ”Toronto Pearson” thotë se “të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë mirë”.

Fusha ajrore po pastrohen nga akulli dhe bora pas një stuhie fundjave, dhe duket se moti mund të ketë luajtur një rol tek rrëzimi i aeroplanit, i cili u dogj e iu thyen krahët dhe bishti.

Pamje: